Mos jeto në të shkuarën, mos e mbaj mendjen tek ato gjëra që të shkuan ters, tek dështimet apo zhgënjimet. Njëherazi, mos krijo ide fikse për të ardhmen dhe mbi të gjitha, për të ardhmen e largët. Mos u streso dhe mos krijo ankthe për atë që do kohë që të vijë. Njerëzit e lumtur jetojnë për të tashmen. Ata kanë një mendësi pozitive.
Nëse nuk mund të jesh i lumtur sot, atëherë si mendon se do të jesh i lumtur nesër?
Përse vallë mendon se gjërat nesër do të jenë ndryshe?
Mos e merr veten shumë seriozisht. Njerëzit e lumtur nuk shqetësohen shumë dhe e dinë mirë se 90% e shqetësimeve që kanë nuk janë të vërteta.
Njerëzit e lumtur planifikojnë dhe organizojnë jetën e tyre, kanë qëllime dhe objektiva.
Mund të arrish atë që dëshiron vetëm në rast se në radhë të parë e di mirë çfarë dëshiron me të vërtetë. Këtu fillon gjithçka dhe më pas tek organizimi i realizimit të objektivit tënd.
Njerëzit e lumtur vlerësojnë dhe e kuptojnë se të jesh i lumtur, i shton vite jetës tënde dhe i jep jetë viteve të tua.
Andaj jeto të sotmen.
𝘗𝘶𝘯𝘰𝘪: Drita Lushtaku
@dritapower
𝘛𝘳𝘢𝘫𝘯𝘪𝘦𝘳𝘦 𝘔𝘰𝘵𝘪𝘷𝘶𝘦𝘴𝘦 𝘯𝘦 𝘈𝘬𝘢𝘥𝘦𝘮𝘪𝘯𝘦 𝘦 𝘚𝘶𝘬𝘴𝘦𝘴𝘪𝘵 𝘐 𝘈𝘮 𝘗𝘰𝘸𝘦𝘳
Për më shumë info ne :
Whatsapp +38344788517
.
.
.
.
#motivime #fuqiaemendjes #fuqiaemendjes #fuqiaefjales #krijimiirealitetit
Mrekullueshem dhe shume domethense ❤
Bravo Drita me pelqen ky postim ♥️🙏.
❤❤❤
Yes Drita💞🌟
👏👏❤❤