Të flasësh bukur është një nga artet që çdo njeri e menaxhon në mënyrën e vet për të dhuruar emocione pozitive. Fjala është forca dhe dobësia e njeriut që mbart në vetvete shumë emocion, e cila krijon perceptime, gjykime ose vlerësime, motivon ose dekurajon. Ndonjëherë ato janë reflektimi i realitetit, por gjithashtu edhe të afta ta ndryshojnë këtë realitet. Ajo çfarë kemi dëshirë dhe nevojë të dëgjojmë është fjala e ëmbël.Fjala e ëmbël fashit zemërimin por fjala therëse e nxit zemërimin.Fjala ka shumë fuqi,dhe fjalët e dashura duam ti dëgjojmë nga të gjithë që nga familja, shoqëria dhe në çdo ambient ku ndodhemi.Fjala nxit mendimin dhe nga cilësia e fjalëve varet cilësia e mendimeve,emocioneve,veprimeve,vendimeve. Fjalët kanë magji brënda tyre.Fuqia e fjalës është një art i vërtetë njerëzor.Një njeri që di të përcjellë emocione pozitive nëpërmjet fjalës është i/e aftë të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme, është i/e aftë të rrisë fëmijë të edukuar dhe të rriten me rëndësinë dhe forcën e fjalës së mirë, është i/e aftë të ketë një rreth shoqëror të ngrohtë gjithmonë pranë vetes.
Iam Power sjell një tjetër dhuratë të çmuar për lexuesit e tij,Librin Magjia e të folurit pozitiv,Titulli i flet të gjitha ! Me këtë libër në duar kemi mundësinë që përmes fjalëve të shkruajmë bukur librin e jetës tonë, faqet e mbetuara bosh të vitit 2022 por edhe të tjerët që e pasojnë.Të mos përfshijmë negativiteni,inatin,smirën por Dashurinë dhe Lumturinë ti vendosim si personazhe kryesore dhe fundi me patjetër do të jetë i lumtur.
Për porosi kontaktoni në:
Cel:00355 682081116
E-mail:marsida@iampower.al
👏👏👏👏🙏🎉🌟🥰