Zejnepe Mucaj e lindur me 24.04.1975 ne Pejë Republika e Kosovës.
Shkollën fillore e mbarova në LLOZHAN komuna e Pejës.
Shkollën e mesme gjimnazi BEDRI PEJANI ne Pejë, dega”Shkencat Natyrore”1990-1994
Synimi ishte që të studioja në Fakultetin e Mjeksisë ,dega Mjeksi e përgjithshmene Prishtinë.
Rrethanat e asaj kohe e vështirësuan në masë shkollimin duke pas parasysh lëvizjen jo të lirë tek të rinjet në përgjithësi.
Pas mbarimit te luftës u angazhova në disa trajnime, qe kane te bëjne me shume në aspektin profesional të biznesit.Në vitin 2004 jeta më sfidoj më një diagnozë jo të degjuar me parë,apo të themi e panjohur për ne deri në atë kohë e quajtur SCLEROSIS MULTIPLEX.
Si nënë e tre fëmijëve, nuk u dorëzova para sëmundjes. Brëndsia ime ma thonte që unë mund të bëj më shume dhe ta mposhti duke e sfiduar këtë sëmundje.
Trajnimet e ndjekura:
Në vitin 2020 u njoha me klubin “I AM POWER”dhe pikërisht këtu unë gjeta çdo gjë qe unë kërkoja, gjate gjithë kësaj periudhe kohore të mundimshme për mua.
Me 1 Mars fillova trajnimin për trajnere motivuese dhe me zell të madh i ndoqa të gjitha VEBINARËT.
Me 17 Maj u qertifikova si Trajnere Motivuese nga mentorët e mi MIMOZA dhe AVNI THAQI.
Më datë 28.11.2020 mbajta seminarin e parë online.
Me datë 14.02.2021 e përfundova trajnimin “HARMONIA NË FAMILJE”.
Me datë 25.02.2021 Sfida 21 ditore për të dashur vehtën time.
Me datë 06.03. 2021 filluam trajnimin për Trajner Motivues.
Me datë 23.03.2021 u certifikova me certifikat te nivelit te parë.
Me datë 01.05 dhe 07.05.2021 u qertifikova me nivelin 2 dhe 3.
Me 09.03.2021 fillova trajnimin “Deklaro fuqinë tuaj” ndersa me 22.04.2021 mbajtem Vebinar ne ZOOM më temën “MIRËNJOHJA DHE RËNDËSIA E SAJ”.
Me datë 26,27,28 Qershor mbajtem Seminarë tre ditorë me temën “LIRIM I LIMITEVE-LËRE DETIN TË TË LIROJ”.
Me datë 24.07.2021 mbajtëm seminarin një ditorë në Prishtinë seminarë motivues”RIKTHIMI I FUQISË TUAJ”.
Është nder dhe privilegj pêr mua, që jam anëtare e përhershëme e Akademisë se Suksesit për Vetzhvillim niveli 4. Konsideroj që ky rrugëtim është një fillimi ri në jetën time,rrugëtimi më i bukur që më bëri të gjej të vërtetën e fshehur brenda meje.
I jam falenderues pa kufi Mentores time MIMOZA THAQI që me zell të madh, punon për ngritjen emocionale fizike dhe psiqike timen dhe shume e shume të tjerëve.
Per tu bere pjese e I AM POWER dhe te mentoroheni nga Trajnerja Zejnepe Mucaj apliko ne linkun: www.iampower.al
👍♥️