Mirë, për ne që është hera e parë që e vizitojmë Stambollin, ky artikull do të jetë si guidë personale e cila do të na udhëheqë më së miri në udhëtimin tonë magjik me siguri!
Napoleon Bonaparti kishte thënë njëherë se “Nëse toka do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj”. E të gjithë ata që e kanë vizituar këtë vend magjik do ta kuptonin pse. Por më poshtë do ta zbulojmë edhe ne të tjerët...
Nga fundi i muajit shtator e deri në fund të vitit cilësohet si periudha jashtëzakonisht e përshtatshme për turizëm, sidomos ne Stamboll. Një numër i madh i turistëve e konsiderojnë stinën e vjeshtës si kohë ideale për të vizituar Stambollin për shkak të motit i cili është i përsosur pasi që temperaturat janë optimale.
Por pse duhet ta vizitojme Stambollin?
1. Në Stamboll këtë sezon do të mbahet "Manifestoni Mrekulli".
Seminari i radhës në europë nga Iam Power ka zgjedhur Stambollin si vendin ideal për të mbajtur eventin unik i cili do të tranformojë plotesisht jetën e pjesëmarrësve në një kryevepër të shkëlqyer. Ka një sekret të madh pse ky seminar mbahet në Stamboll dhe vetëm pjesemarresit do të mund të mësojnë më shumë në lidhje me këtë sekret!
Nëse keni planifikuar të udhëtoni në Stamboll këto kohë, lexoni më poshtë për eventin Manifestoni Mrekulli dhe shikoni përputhjen që mund të keni me datat dhe vendin e saktë.
2. Stambolli- Mozaik ushqimesh.
Ok le ta pranoj, kjo është pjesa ime e preferuar dhe psikologjikisht dieta ime ka mbyllur siparin e saj këtë sezon.
Kuzhina turke është shumë e larmishme dhe vlerësohet ndër më të mirat në botë, duke u bashkuar me radhët e francezëve, kinezëve, italianëve etj. Ushqimi i Turqisë është si mozaik kulturor i vendit, plot ngjyra dhe shije të panumërta.
Prandaj ju mund të provoni disa nga ushqimet e shijshme tradicionale turke, duke filluar nga ato që mund të gjeni në çdo cep të rrugës e deri te restaurantet luksoze.
Kafeja turke dhe çaji janë gjithashtu pije në të cilat është pothuajse e pamundur të mos i hasni në Stamboll.
Disa prej ushqimeve të njohura që mund të provoni gjatë qëndrimit tuaj ne Stamboll janë: baklava, burek, simite, dyner, meze, lamaxhun etj. Ndërsa mund të vizitoni edhe restaurante të njohura në të gjithë botën si Nusret Steakhouse ose linjat e njohura për ushqime të shpejta: Mcdonalds, Burger king, Subway etj.
3. Stambolli Vendi i atraksioneve kulturore historike.
Stambolli njihet si një vend shumë tërheqës dhe i pasur me atraksionet turistike të tij. Disa prej tyre po i listoj më poshtë:
Muzeu/Kisha Hagia Sohpia (Ayasofya)
I konvertuar nga një kishë në një xhami, e tani një muze, Ayasofya është një kombinim fantastik i artit, inxhinierisë dhe arkitekturës. E cilësuar si një mrekulli arkitektonike e historike, ky vend duhet vizituar patjetër sapo të udhëtoni në Stamboll.
“Xhamia e Kaltër” (Sultan Ahmet Camii)
Xhamia e Sulltan Ahmetit, e njohur si Xhamia Blu (Blue Mosque) nga shumë turistë për shkak të zbukurimeve brenda, është xhamia më e rëndësishme e Stambollit. U ndërtua nga arkitekti Mehmet Aga, i udhëzuar nga Sulltan Ahmeti I dhe sot vazhdon të jetë një nga ndërtesat më madhështore në Turqi.
Pallati Topkapi
Jo larg nga Hagia Sophia gjendet pallati Topkapi, pallat ky i cili ishte rezidenca perandorake e sulltanëve otomanë për pothuajse 400 vjet. Gjatë këtyre 400 vjetëve të mbretërimit në Topkapi, secili sulltan shtoi një pjesë ose salla të ndryshme në pallat, varësisht nga shija e tij ose nga nevojat. Sot Topkapi është shtëpi muze, dhe pret vizitorë nga e gjithë bota.
Të tjera atraksione historike që do të mund ti vizitoni nëse do të jeni pjesë e eventit Manifestoni Mrekulli janë edhe: Akuariumi Florya Taksim Outleti 212 Venezia Mega Outlet Forum Istanbul Kapali Carshi Shetitje në Bosfor Eminönü Pierre loti
Xhamia Suleymaniye
Gjatë qëndrimit në Stamboll të grupit të eventit do të kemi edhe guidën profesionale e cila do të na e bëjë udhëtimin edhe më të bukur dhe të mahnitshëm.
4.Stambolli ka Qendrat më të bukura tregtare.
Qendrat tregtare mund të konsiderohen si një prej atraksioneve të shumta në Stamboll. Tani që edhe lira është zhvleresuar keni akoma më shumë arsye pse të vizitoni disa prej qendrave më të mira tregtare si psh: Zorlu Center, Cevahir, Istinye Park etj.
Të gjitha qendrat janë me lokacion të përshtatshëm dhe për vetëm pak minuta mund të arrini me veturë, taksi ose transport publik.
5. Qyteti i katër perandorive.
Një nga 10 arsyet për të vizituar Stambollin është pamja historike e këtij qyteti. Stambolli, kryeqyteti i katër perandorive të mëdha si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Latine dhe Perandoria Osmane ka një histori të pasur në çdo drejtim. Ky qytet legjendar, i cili ka shumë ndërtesa që lidhen me këto qytetërime, ju ofron shumë opsione që mund të shihen në aspektin kulturor dhe historik në udhëtimin tuaj në Stamboll.
Burime: iampower.al, maxtravel.al
Comentários