Në rubrikën “Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë." Sot po shfaqim një histori të mbushur me shumë pasion dhe inspirim nga Arti i tij, që shfaq një botë të mbushur me emocione të ndryshme nëpër të cilat kaluam ne si shoqëri...
Ai është Gerhard Pregapuca, Official Photographer at Top Channel.
Ajo që po shikonim në këtë histori jete është ajo nëpër të cilën kalon çdo i ri ose e re në shoqërinë tonë, ndoshta një fjali e Gerhardit do të ju ndihmojë të vazhdoni të ecni kryelartë drejtë ëndërrës suaj... lexo dhe inspirohu sepse ka plot heronjë të fshehur shoqëria jonë...ka shumë njerëz të mirë dhe me vlera të larta njerëzore kështu si Gerhardi, të cilin e falënderojmë që pranoi të ju përgjigjet pyetjeve të pregaditura nga Iam Power.
”Pyetja nr.1: Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimettuaja dhe qellimi juaj?⠀
Përgjigje nga Gerhardi: Unë kam punuar që në moshën 16 vjeçare, nuk kam shitur fiq, por një artikull tjetër. Jam ai që qesh kur njerëzit i drejtohen kryebashkiakut -ti ke shitur fiq..
Të punosh nuk është turp.
Fiton liri, fiton vetbesim, fiton krenari.
Pra do ti thoja një mijë e një të zeza, por jo ke punuar dikujt.
Çfar kam menduar në atë kohë apo qëllimi..
Ka vite që ka kaluar dhe nuk e di, por një gjë e kujtoj mirë. Nuk kam dashur kurr të shoh xhepin e tjetrit.
Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?⠀
Përgjigje nga Gerhardi: Po. Kam hasur dhe has përditë.
Nuk heq dorë sepse kapitalizmi është shumë i egër, nëse ti heq dorë 'ai' të vë përfund. (Nuk e di në një regjim tjetër si do veproja, por siç e thash, kam punuar herët dhe mendoj se ndikon në forcim të karakterit).
Pyetja nr.3: Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rrinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?⠀
Përgjigje nga Gerhardi: Do të përsërisja përgjigjen më sipër, duke i shtuar.
Fotografija është art, pasion, dhe...
Gjej diçka që të bën të lumtur e lëre të të 'vrasë'.
Pra e kam edhe motivim.
Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni kjo që arritët sot?⠀
Përgjigje nga Gerhardi: Inspirim kam tim vëlla, të tjerat kanë ndikuar miqt e ngushtë nga i pari (në fëmijëri) e deri tek e dashura . Pa heq asnjë presje.
Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?
Përgjigje nga Gerhardi: T'u hiqet celulari fëmijëve, Ti ushqejmë me libra dhe t'u dhurojmë më shumë kohë reale. Të largohemi edhe ne nga pak nga jeta virtuale , pasi do humbim buzqeshjen e parë, hapin e parë, e shumë e shumë gjëra. Dhe tu tregojmë se gabimi nuk është kur shet fiq, gabimi është kur ti rri në kafe dhe pastaj e vjedh fikun.
Disa nga Fotografitë e Gerhardit po i shfaqim më poshtë:
Ky zoteria ne foton më poshtë eshte nje nga luftetaret e Kosovës:
Djali që fle gjumë në krahët e babait pas tërmetit 2019
Official Photographer at Top Channel
For weddings and events
gerdi.pregapuca@gmail.com
0696733634
Intervistuar nga Xhensila Gora anëtare në Iam Power
Të gjithë të drejtat e këtij atikulli i mban Iam Power.
Comments