I drejtohem zemres❤️ suaj, sepse ajo nuk ka frikë, i drejtohem asaj sepse ajo më kupton dhe i them të lutem ngrije zërin më lartë të të dëgjojë mendja e frikësuar nga çdo gjë që dëgjojmë dhe shikojmë në realitetin fizik.
Të lutem ❤️ ngrije zërin dhe thuaji mendjes se nuk ka asgjë për tu frikësuar, si çdo gjë që kaluam edhe kjo do të kalojë, si çdo gjë që përjetuam edhe këtu do të ngadhënjejmë.
Zemër ❤️ e dashur tregoi mendjes se është Zoti ai që çdo gjë e krijon për më të mirën tonë.
Zoti do të na thotë që ti kthehemi zemrës❤️ , natyrës së vërtetë tonës e cila është vetëm dashuri e mirësi. Zemër❤️ e dashur mos e lejo mendjen të të mbisundojë por le të mbisundojë vetëm mirësia për veten, familjen, shoqërinë dhe botën në përgjithësi. Të faleminderit Zot që vazhdimisht kujdesesh për ne në format më të përsosura të mundëshme, sepse përsosmëria është vetëm tek Ti, dhe ne i besojmë asaj. ☺️
ความคิดเห็น