top of page
2023.PNG
Writer's pictureErisa Bujari

MANIFESTIMI I MREKULLIVE QË NDODHI FUQISHËM!


Udhëtimi ynë në Stamboll dhe magjitë e udhëtimit.


Esenca e bashkimit të shumë mendjeve në një qëllim është magji në vete dhe kur kombinohet me mirësinë e shumë njerëzve me energji të pastër pozitive dhe energjia e bukurisë dhe historisë së Stambollit të jep ndjesinë e krijimit, të jep veçantinë e të qënit i përmbushur në mendje, trup dhe shpirt .


Shumë prej nesh i kishim pritshmërite tona por imagjinoni çfarë ndodh kur cdo gjë tejkalon pritshmëritë, ndjehesh më shumë se mirë.

Filloi nga takimi me grupin e mrekullive, disa nga ne ishim takuar, disa të tjerë vetëm përmes takimeve në zoom ndërsa disa të tjerë nuk ishim takuar asnjëherë.

Por magjia e gjithë kësaj është se u krijua harmonia sikur ishim takuar nďër vite.

Kjo është energjia e pastër e Mentorëve tanë të cilët kanë në esencë dritën e dashurisë që e percjellin tek ne .







Gjithcka ishte bukuri më vete, akomodimi në hotel, njohja me njerëz të mrekullueshëm, takimi në hollin e hotelit për nisje të shëtitjeve, atmosfera e këndshme në autobus.

Shëtitja nëpër Stambollin e lashtë të gjithë në grup, të harmonizuar me njëri tjetrin plot gëzim dhe hare të përcjellur në përgjegjësinë e Mentorëve Mimoza & Avniu të jepte ndjesinë e sigurisë e Mirënjohja ishte çelësi në secilin hap të hedhur në tokë.


KAPALI QARSHIA të jepte ndjesinë e një labirinti të bukur plot shkëlqim, gjallëri, drita, gëzim, tregtia zhvillohen në mënyrë te veçantë dhe unike.



TAKSIM një artitekturë e përsosur, bukuri e rrallë e ruajtur me fanatizëm, qetësi brenda saj, ndjesi e papërshkrueshme .

Sheshi rreth saj me plot njerëz nga vende të ndryshme, dyqanet me ushqime të mahnitshme dhe e veçanta e gjithë kësaj tek pronarët mbretëronte entuziazmi për shërbyer. Njerëz që e donin shumë punën e tyre .


XHAMIA E KALTËR një arkiterkturë e përsosur me rregulla të veçanta .

Ndjenja e qetësisë së shpirtit, brenda saj një energji e besimit .

Dëshira për të njohur e përthithur sa më shumë të ngjallte dëshira të një pas njëshme.



HAGIA SOPHIA një bukuri e rrallë e lashtësisë ,kureshtja të ngjallej po sa i shikoje radhët e shumta të njerëzve për të hyrë brenda .

Arkitekturë e përsosur, e mbuluar në ar ishte diçka mahnitëse të mendosh se është ndërtuar nga njeriu. Të ruajtura bukur ikonat e kishës, engjëjt në katër anët e kupoles edhe pse pas pushtimit nga Perandoria Osmane i kishte shërbyer muslimanizmit ndërsa tani e shndërruar në muze. Ciceroni e përshkruante aq bukur historinë e lashtë sa që ne i shikonim dhe i përjetonim me sytë e mendjes .


Është shumë ndjesi e mirë të mësosh historikun dhe vlerat e lashta.





Përjetim i veçantë ishte shëtitja me anije përmes ngushticës së Bosforit, një atmosferë gëzimi, energji e pastër pozitive duke shijuar bukuritë mahnitëse të Stambollit të vezulluar plot drita përrreth. Vetëm ndjesia se po i përshkon dy kontinente ishte e paimagjinueshme .



Por nuk është kjo e gjitha sepse ka magji akoma...



Seminari 6 orësh Manifestoni Mrekulli.

Më mirë të thuhet përjetoni Mrekulli.

Mësime të fuqishme nga dy Mentorët tonë Mimoza & Avni Thaqi, energji e pastër

dashurie, besimi dhe drite e cila ndjehej në çdo fibër të qelizave tona.

Seminar transformues, emocional, mendje shpërthyes, me teknika të vecanta të manifestimit të mrekullive.



Diçka që shpirti e do dhe e ka pritur dhe ndjehet i lirë, atë që nuk e përshkruan dot fjala por e ndjen shpirti.

Duke pastruar çdo dyshim, dhimbje të së kaluarës, duke u çliruar nga çdo plagë duke u fokusuar në dashurinë e pastër ndodh natyrshëm si shprehje dashurie Mrekullia.


Të shikosh përtej asaj që të shohin sytë dhe ta ndjesh, ta jetosh, ta njohësh dritën e vërtetë të esencës tënde duke e zbukuruar me magjinë vezulluese të besimit.





Mrekullitë ndodhin kur je në unitet me veten tënde, kur je lidhur me burimin e lejon veten të përjetosh Mrekulli dhe kur zgjedh me zemër cilin ta dëgjosh.

Mirënjohëse përjetësisht Mimoza & Avni Thaqi për rrugëtimin tuaj të dritës për zemrën tuaj të pastër për energjinë pozitive dhe informacionet që ndani me ne dhe që na bashkuat në klubin e

Mrekullive Iam Power!







MANIFESTONI MREKULLI VAZHDON...ZBULOJE NË BUTONIN MË POSHTË...




185 views0 comments

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page