top of page
2023.PNG
Writer's pictureIam Power

Po gjatë rruges kishim shumë pengesa,  i tejkaluam sepse per ne liria ishte qëllimi yne kryesor.

Të vlerësohen “Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë" është minimumi që mund të bëjmë, ata guxuan që edhe jetën e tyre të sakrifikonin për lirinë. Nuk ishte asgjë jeta në krahasim me vuajtjet dhe persekutimet që na janë bërë si popull...

Nga kjo histori ne mund të kuptojmë se çdo të thotë të luftosh për një qëllim të përcaktuar kryesor.

E falenderojme ish luftëtarine e UÇK z.Elmi Salihu që ndau historine e tij me ne...

”Pyetja nr.1:Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimet tuaja dhe qellimi juaj?⠀


Qëllimi dhe synimi im ishte liria e Kosovës , te dilnim nga roberia , nga vuajtjet , dhe persekutimet që ju benin popullit tim.



Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj, ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?

Po gjatë rruges kishim shumë pengesa, jo vetem une por edhe te tjeret , por sebashku me shokë i tejkaluam sepse per ne liria ishte qëllimi yne kryesor.


Pyetja nr.3: Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rrinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?


Mbas mbarimit te luftes , une dhe shumë shokë te mi filluam jetën nga zero me plagë ne trup , te djegur , dhe shumë familjar te vrarë , por e menduam , sepse Liria ishte me shtrenjt se ajo sakrific , edhe pse me kushtë shumë të veshtira , por me një vullnet dhe me punë , ja dolem te jemi ketu ku jemi tani, une si person me nje pagë 330euro,3 femi i kam ne fakultet , dhe 1 ne vitin e fundit ne shkollen e mesme , dhe ajo qe me ben te ndihem mirë janë femijët , dhe bashkshortja ime që për asnje moment , nuk u ndalem , dhe sakrifikuam gjdo gjë që femijët tanë të jenë sa me te lumtur .



Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni ky që arritët sot?



Me ka motivuar se pari familja , dhe njerezit qe me rrethonin , ndihmen ma te madhe e kam marrur nga miqët , qe gjdo herë e kuptonin sinqeritetin tim ndaj familjes . Sepse per mua familja ishte e shenjtë.


Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?⠀

Unë mendoj qe ne shoqerin ton duhet te ndryshoj parimi qe mos te varen nga te tjeret , mos te shantazhohen , te jen largpames , te kuptojn ku ishim , dhe ku jemi , ti japim demokracies kuptim , dhe jo vetem me fjalë , sepse Kosova eshte nje vend , po punuam me ndergjegjie te paster do te ia dalim gjdo sfide me sukses . Jam optimist qe ajo gjenerat e monizmit se shpejti do te largohet nga skena politike kur rinia do ta ket timonin ne duart e veta.


Me shpresë dhe vullnet te mire te gjith se bashku do te ja dalim.


Intervistoi Ney Zara



374 views0 comments

Comentários


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page