top of page
2023.PNG
Writer's pictureDori Taci

Si erdhi momenti, që i thash vetës mjaft më punëtor i huaj, por puno për vete se mundesh dhe vetëm.

Une quhem Adem Bajramaj, jetoje ne qytetin e Tetoves. Maqedoni.

Gjithmone kam pasur pasion dhe dashuri per punen qe bej dhe kjo me ka dhene force qe te mos dorezohem asnjehere dhe te mos e le asnjehere ne gjume, ate qe me qeteson shpirtin.


Me kete pune merem per shume vite por si hobi, dmth lidhëshmeria mes Artit dhe Kreativitetit që përmban shpirti në brendësi ka shfaqur në sipërfaqe diçka të veçantë siç e shihni dhe vet.


Deri pari 2 viteve punoja si puntor ku dhe i erdhi dhe fundi, arsyeja nga pronar të prishur shpirtnisht, që nuk mund ti duroja, veçmas puna e tepërt, padretësi ne pagat si duhet dhe sa duhet, por dhe sigurimi shëndetësor jo në kohë.


Kshu që i thash vetës mjaft më punëtor i huaj por puno për vete se mundesh dhe vetëm. Kështu që këtë punë, e bëja edhe duke punuar si punëtor. Kur kthehesha ne shtëpi punoja dicka pavarësisht prej lodhjes.


Me një fjalë çlodhesha psiqikisht me këtë punë të mrekullueshme, pasi kam të bëj edhe me art figurativ, siç tregon puna por dhe pikturoj shumë edhe pse jo regullisht.


Nga e drejta jam njeri me duar të arta punoj punë të ndryshme, por kjo më kënaq dhe me jep shume adrenlinë te jashtëzakonshme.

Tani që jam futur dhe në I AM POWER kam vendosur që ktë ta zhvillojë deri në industri të drurit por mbi të gjitha gjëra të veçanta dhe te krijoj ekipin tim të punës.


Unë besojë shumë ne veten time dhe fuqinë e kreativitetit qe kam brenda vetes dhe jam i sigurtë qe Artit do i jepet shumë përparësi, pasi edhe pse ne treg mbizotërojne shume produkte te ngjashme, si Arti i krijuar me duar dhe dashuri nuk ka te krahasuar.


Për te parë Artin dhe veprat e jashtëzakonshme qe Ademi krijon dhe për porosi klikoni ne adresat e mëpsohtme:



INSTAGRAM:







236 views0 comments

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page