top of page
2023.PNG
Writer's pictureIam Power

Sikur secili nga ne të punojmë, veprojmë atë që duhet dhe kërkohet nga ne, nuk do kishim parazitë...

Në rubrikën tonë “Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë" sot shfaqim historinë shumë interesante dhe inspiruese të aktorit Tetovar Enis Ajrullai, pse e zgjodhëm Enisin të jetë pjesë e kësaj rubrike është energjia e tij e pafund që diçka të ndryshojë në shoqërinë tonë, ai i shpreh dukuritë negative përmes humorit dhe arrin që deri në një pikë ti bëjë njerëzit të qeshin edhe pse ndonjëherë situatat janë për të qarë e vajtuar...

Veçanërisht i përket kësaj rubrike sepse me gjithë çfarë ka mundohet që ti bëjë njerëzit të jetojnë të lumtur që ti tejkalojnë situatat më me lehtësi... ajo që e bën shumë të veçantë Enisin është sepse ai ka marrë guximin të ndryshojë vetë dhe e ka kuptuar se duke ndryshuar individi ndryshon edhe shoqëria...nuk e la talentin e tij të qëndrojë në gjum por e zgjoi dhe kështu senzibilizon të tjerët të mos flejnë gjumë por të kërkojnë atë që ju takon...

Nuk të bën hero ose të sukseshëm vetëm statusi material apo ai titullor- karierist...hero të bën vetja dhe guximi që të ngresh zërin tënd...

Faleminderit shumë Enis që pranove të jesh pjesë e kësaj interviste, mos ndalo së qeni ai kush ti je...

”Pyetja nr.1:Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimet tuaja dhe qellimi juaj?⠀

Mendimi im drejt të lartëpërmendurave është se çdoherë pavarësisht kundër kujt, duhet ta ngrisim zërin në qoftë se  qëllimi është të arrihet te liria e plotë, suksesi, dhe qëllimi sidoqoftë me çfarë "arme"..këmbëngulja e çdokujt për vete, që të arrij në pikën e caktuar sigurisht se do realizohet..por sidomos më e dobishme  do ishte sikur në përgjithësi shoqëria jonë të  funksionojë me vetbesim dhe qëllimmirë të përbashkët




Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj, ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?



Pikërisht pengesat..dmthn fjalët joinkurajuese, demotivuese nga njerëz të dëshpëruar i kam pranuar noshta edhe si injeksion për të luftuar me dukuritë  negative që hasim në shoqërinë tonë, fatkeqësisht!











Pyetja nr.3: Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rrinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?


Përkrahja e madhe e miqve të cilët më njohin, por edhe ata që nuk më njohin(privatisht) por nëpërmjet rrjeteve sociale e ajo përkrahja e tyre që e ceka më lartë më shtyn që të ngris zërin ndaj së keqes, padrejtësive..por e them prap se duhet si shoqëri GJITHË të jemi të zëshëm ..duhet luftuar e keqja, patjetër se me vullnetin e mirë dhe entuziazmin bëhet kjo..bashkimi bën fuqinë gjithmonë...sa i përket rinisë që ka shumë prej atyre në depresion, faji qëndron edhe te shteti por jo vetëm...Rinia nuk sheh perspektivë këtu, rinia përdoret apo shfrytëzohet vetëm në kohë zgjedhjesh për "zhurmë" apo vendosjen e pllakatave nëpër shtylla dhe pastaj harrohet ... mundësi ska, punon tjetër çka nga kryerja e fakultetit, apo edhe hiq..dhe pason rezultati i asaj, bie në depresion dhe do kap valixhet, do ik...Ndihmesë për të rinjtë është të vlerësohen nga shoqëria, instituiconet, të lulëzojë ekonomia që nga një "pare" t'i bëj tre por kushtet duhet shtruar nga komuna, shteti....




Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni ky që arritët sot?⠀


Nëse ke një vizion që të arrijsh diçka, të rregullojsh diçka inspirimin do e gjesh pikërisht nga ata të cilët kan arritur diçka e rregulluar ...Ndihmë dhe inspirim apo këshilla patjetër se kam marrë nga njerëz dashamirë, shpirtmirë, tamam njeri të cilët do i veçoja nqs bën edhe me emër e ata janë Vjollca Berisha profesoreshë universitare, njëkohësisht dhe pronare në lokalin Shënd e Verë ku punoj, dhe Hasim Memishi-Sopi aktori dhe shok i pashoq për mua..këshillat e këtyre dyve kanë qenë gjithnjë të dobishme për mua, shtytja nga pas  se çdo gjë arrihet pa sforcuar nga këta e kam mësuar...në qoftë se s'bën mirë atëherë vetëm mos bëj keq..motoja e përbashkët që ju falenderohem shumë..



Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?⠀


Në shoqërinë tonë duhet të ndryshoj pikë së pari mentaliteti, paragjykimet të dukshme që kemi ndaj njëri tjetrit, çdokush të shiqoj punën e vete dhe të përmisohet po në atë...sikur secili nga ne të punojmë, veprojmë atë që duhet dhe kërkohet nga ne, nuk do kishim parazitë të shumtë dhe llafexhinj..








Ju falemnderit për intervistën..nderi dhe kënaqësia  e imja..respekte..

Intervistoi Erisa Bujari





339 views0 comments

ความคิดเห็น


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page