November 29, 2016 · Tetovë · Shkruar nga Mimoza Thaqi
Une kuptoj se me çfarë gjendje jeni duke u ballafaquar çdo ditë, mund të imagjinoj sa të vështirë e keni përballjen me realitetin, ku njerëzit janë mësuar dhe e kanë si shprehi vetëm pjesën e ankesave dhe fajësimeve të jashtme, kush sa milion ka vjedhur nga shteti, kush eshte me i keq se tjetri, te gjithe keto gjera vetëm të ngushtojnë zemrën dhe shpirtin, duke degjuar vetëm lajme nga më negativet. Çfare jane keto shprehi, kur ballafaqohem me gjera te tilla e di se akoma ne brendine time ka gjera te tilla, dhe e di se akoma duhet te punoj me veten. Pastaj kthehem ne amnbientin tim ate qe kam krijuar per veten time dhe aty fillon rrjedha e energjise ne nivelin normal dhe pozitiv, sigurisht qe dua edhe te tjeret te krijojne realitete te tilla per veten qe te mbrohen nga ajo qe shikojme cdo dite. Eshte zgjidhja me e mire fokusimi vetem te ajo qe ne si individ mund te bejme. Çfare bëjne te tjeret eshte pune e tyre, jeta eshte duke u bere me e lehte cdo dite dhe te fokusohemi vetem ne lehtesimin e zemres dhe shpirtit. Te ndihemi mire qe te sjellim te mira.
Comments