Çfarë po beni për ti korrigjuar ato ?
E fuqishme dhe madheshtore është mëndja e njeriut, ajo ndërton ose shkatërron. Duke luajtur me ketë dobësi të përbashkët të shkatërrimit mbi njerëzit naivë, producentët e telenovelave kane korrur pasuri te medha. Përmes mijëra serialesh telenovelash, të gjitha me përmbajtje si : " Ju nuk e gjeni kurrë të vërtetën deri në fund të serialit " , " Dikush gjithmonë është duke u ndjekur, plagoset ose vdes ", " Intrigat që zhvillohen brenda familjes " , " Ka gjithmonë një grua xheloze që është, duke shkaterruar jetën e dikujt tjetër ", " Femije qe kanë prindër te humbur ose që janë në kërkim të tyre " e të tjera me rradhë. Është dëshmuar se njerëzit mund të bëhen të varur, të frikësuar, të sëmurë, të viktimizuar, të dëshpëruar dhe pa shpresë me anë të sugjestionit që shkaktojnë ngjarjet e mesipërme. Nëse bëjmë një eksperiment me disa njerëz që ndjekin këto seriale dhe secilit i bëjmë pyetjen : " Si ndjehesh kur shikon këtë film?", " Ju dukeni tmerresisht i dëshpëruar!" - provokonte pyetësi. " Oh asgjë, jam shumë mire" - përgjigjej viktima... "Kënaqem shumë kur i shoh keto filma, sepse qaj pa pushim". Përgjigjia e tretë zakonisht haste në pranimin e sinqertë se viktima me të vërtetë nuk merrte dot frymë nga ankthi dhe ndihej e sëmurë. Prova është e thjeshte dhe lehtësisht e vërtetueshme. Është fakt i njohur se çdokush përfundon në faktin që Beson çfarëdo që i përsërit vetes, qoftë deklarim ky i vërtetë ose i gabuar. Për më tepër, ai do ta besojë atë për të vërtetë. Çdo njeri është ai që është për shkak të mendimeve mbizotëruese që ai lejon t'ja pushtojnë mëndjen. Të gjithë duhet ta kuptojmë tani e përgjithmonë, KUJDES kë Degjoni! A e keni " Pastrimin e brëndshëm" apo vethelmimi iu bën të varur, të sëmurë, me temperament të keq dhe nervoz? A keni ndonjë metodë me të cilën mund ta mbroni veten kundër ndikimit negativ të të tjerëve? Bazuar në përvojat tuaja të përditshme, a zgjidhni mësime ose ndikime që ju ndihmojnë në zhvillimin tuaj personal? Vetëm kliko tek www.mimozapower.com tani ju filloni krijimin nga ndjesitë e mira! Ndjesi të mira vetëm nëse keni rezultate, përndryshe ju akoma jetoni në botën e zonës konfore... vazhdoni të ushqeni me dashje ose pa dashje mendjen tuaj me mësime që ndjellin mendime pozitive, veprime drejt ëndrres Tënde...!
Comments